Dobësitë e modeles Cara Delevingne.

Postuar në 02 Maj, 2014 14:21

Mund të jetë vetëm 21-vjeç por Cara Delevigne ia ka dalë që të bëjë për vete botën e modelingut. Janë të shumta kontratat e rëndësishme që ajo ka firmosur dhe është gjithnjë në qendër të vëmendjes por mesa duket modelja nuk është dhe aq e sigurt në vetevete nga ç’duket.

Duke folur për Metro, Delevingne tha se e urren të shohë fotografi të vetes së saj ndërsa pranoi se aktrimi është një ndër gjërat më të vështira që ka provuar.

Aktualisht modelja britanike ka qenë e zënë me xhirimet e telefilmit më të ri “Timeless”.

Cara pranon se njësoj si fotografitë profesionale që ajo realizon edhe vetja e saj në film ishte një gjë tepër e vështirë për tu përballur. Megjithatë, ajo pranon se është tepër kritikuese ndaj vetes me qëllimin e vetëm që të arrijë gjithnjë më të mirën.

E pavarësisht dyshimeve në vetvete, Cara është e vendosur që të ecë përpara në fushën e aktrimit. Në këtë rrëfim të veçantë të 21-vjeçares, ajo shprehet se një ndër arsyet se përse kishte hequr dorë nga aktrimi, përpara se ti futej modelingut, lidhej pikërisht me refuzimin. Për të ishte tepër e vështirë që të dështonte në një audicion. Por tashmë, të paktën kjo frikë duket se ka kaluar pasi filmi me protagoniste modelen e famshme pritet të dalë shumë shpejt në treg.

Në serialin Timeless, Cara luan rolin e një vajze të re, i fejuari i së cilës është ushtarë në Afgansitan. Kjo eksperiencë e bën atë që të afrohet më shumë me gjyshen e saj, gjithashtu e ndarë nga bashkëshorti për shkak të presionit të luftës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.