Shijak, vritet në atentat 36-vjeçari

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:22

Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një të riu, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në sheshin kryesor të qytetit, ku persona ende të paidentifikuar nga policia hapën zjarr nga një mjet tip “Audi” pa targa, në drejtim të Ervin Kërtallës, 36 vjeç dhe shtetasi D.V, banues në Tiranë.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por megjithë përpjekjet e bluzave të bardha 36-vjeçari Kërtalla nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.