Shpenzimi marramendës për ti ngjarë një kukulle, i rrezikon jetën.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:44

20 operacione kirurgjikale për ti ngjarë partnerit të kukullës Barbie, Ken. Braziliani Rodrigo Alves, i moshës 30 vjeçare me banim në Londër, shpenzoi plot 120 mijë euro për të realizuar ëndrrën e tij, por rrezikoi jetën.

Rodrigo u bë i varur nga kirurgjia plastike, thuajse i fiksuar pas perfeksionit estetik si bukuria e kukullës Ken. Ndërhyrje në buzë, ballë, hundë, mollëza e një sërë ndërhyrjesh të tjera, por pavarësisht kësaj nuk u ndal.

Ai rrezikoi seriozisht jetën si pasojë e një infeksioni të rëndë gjatë ndërhyrjes së fundit estetike.

Mirëpo pavarësisht kësaj 30 vjeçari thotë nuk është penduar, “Ken është thjesht perfekt, mashkulli ideal”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.