Shkelzen Maliqi, këshilltar i Ramës për Kosovën

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:26

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka njoftuar se Shkelzen Maliqi do të jetë këshilltari i ardhshëm i tij për marrëdhëniet me Kosovën.

Në postimin në Facebook, Rama shprehet se kabineti i tij do të jetë i ndryshëm nga kryeministrat paraardhës duke sqaruar se, “numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t'ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes”.

“Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes - Shkelzen Maliqi”, shprehet Rama.

“Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t'i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”, përfundon kreu i PS-së.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.