Deputeti i LDK i kërkon Berishës dekorimin e 13 personaliteteve

Postuar në 29 Gusht, 2013 16:22

Deputeti i parlamentit të Kosovës, përfaqësues i LDK-së, Armend Zemaj i ak kërkuar kryeministrit shqiptar, Sali Berisha që të nderojë me dekorime 13 personalitete të shquara, bashkëmendimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit historik të Republikës së Kosovës   Ibrahim Rugova.

Zeka ëhstë takuar sot me kreun e qeverisë, i shoqëruar edhe nga drejtues të forumit rinor të LDK-së. Të rinjtë vlerësuan rolin e Berishës në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ndërsa e cilësuan atë dhe Rugovën si dy liderët historik të së djathtës shqiptare.

Kryeministri Berisha premtoi se do të ndikonte, që nderimi i personaliteteve të shquara nga Kosova të vazhdonte pa ndërprerje dhe se shumë shpejt në Tiranë, në rrugën me emrin e Presidentit Rugova do të vendoset edhe shtatorja e tij.

Ai përgëzoi bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë në nderimin e patriotëve shqiptar, ndërsa përshëndeti  sportisten nga Kosova Majlinda Kelmendi për fitimin e titullit “Kampion Bote” në xhudo.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.