Në Durrës mbledhja e radhës e kabinetit qeveritar

Mbledhja e radhës e kabinetit qeveritar do të zhvillohet në Durrës të hënën. Mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit . Ministrat që pritet të nisin punën në 9 shtator do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë qeverinë, por dhe diskutimi për nivelet e tjera të qeverisjes.
“Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence”, u shpreh Rama lidhur me takimin dy ditor të mbajtur në Vlorë .
MAPO
Add new comment