Arvizu takon Bashën: SHBA-të nuk mbajnë anësi për pronën e ish-SHQUP-it

Postuar në 30 Gusht, 2013 08:59

Kreu i ri i PD-së, Lilzim Basha dhe ambasadori Arvizu pas zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Sa i përket vendndodhjes së re të selisë së Partisë Demokratike, diplomati amerikan tha se SHBA-të nuk do të mbajnë anësi  ndaj kësaj çështje, pavarësisht debateve.  Një mesazh të dytë që ambasadori u përcolli demokratëve është që ata të jenë bashkë dhe të luajnë rolin e tyre që ‘autobusi të ecë’, u shpreh në mënyrë metaforike Arvizu.

"Dua ta falënderoj z.Basha për bashkëpunimin afatgjatë, dhe dëshiroj që ai të vazhdojë dhe në të ardhmen. Folëm gjithashtu për synimin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, që është Bashkimi Europian. Folëm  për një proces që është shumë i rëndësishëm për PD-në si opozitë dhe metaforikisht, "në krye të autobusit duhet të jenë të gjithë". Dua të vlerësoj gjithashtu vendndodhjen ku jemi takuar sot, selinë e PD-së. Çështja e kësaj prone ka qënë subjekt i polemikave të ndryshme, por SHBA-të nuk marrin anësi kundrejt saj; ne këshillojmë përmbajtje ndaj shtetit ligjor dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar më herët, në selinë blu dhe më pas u vendos të zhvillohej këtu", u shpreh diplomati amerikan.

Ndërsa kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ata folën për çështje të ndryshme, një ndër të cilave ishte dhe roli i PD-së si opozitë. 

Ky ishte takimi i parë që ka zhvilluar Basha si kryetar i Partisë Demokratike me ambasadorin e SHBA-vë në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Takimi

Ky takim vjen pas debateve të shumta në publik lidhur me kalimin e SHQUP-it si “shtëpi” të demokratëve. Arvizu ka deklaruar se po e ndjek nga afër këtë çështje pasi Toptanët të cilët janë pronarë të truallit janë shtetas amerikanë.

Gjithashtu takimi Basha-Arvizu vjen në një kohë kur zyrtarë të lartë të PD-së, përfsirhë Jozefina Topallin, kanë sulmuar ashpër ambasadorin amerikan lidhur me deklaratën se zgjedhje e 23 qershorit ishin po aq të rëndësishme se ato të vitit 1992.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.