Arvizu kërkon zbatimin e ligjit për SHQUP dhe saktëson simbolikën e takimit me Bashën në selinë e re të PD-së

Postuar në 30 Gusht, 2013 17:04

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, është takuar me kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha, më shumë se një muaj pasi ai është zgjedhur në krye të kësaj partie.

Duke qenë se takimi është zhvilluar në selinë e re të PD-së, tek godina e SHQUP, Arvizu ka bërë edhe disa sqarime për këtë çështje. Fillimisht ai ka thënë se SHBA nuk mban anësi lidhur me çështjen në fjalë, por nënvizoi se duhet të zbatohet ligji për zgjidhjen e saj.

Ndërkohë, Arvizu saktësoi se vizita e tij në selinë e re të PD-së nuk përmban ndonjë simbolikë, pasi takimi ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por ai u shtyp pikërisht për faktin se PD ndryshoi seli.

Çështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të shumta. SHBA nuk marrin anësi përsa i përket kësaj çështje, por ajo që këshillojmë, është mbajtja e anës ligjore dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët. Por më pas PD-ja kishte lëvizur dhe kjo shpjegon faktin pse u takuam këtu”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sqarimi i fundit i ambasadorit amerikan, si duket është bërë për të shmangur ndonjë keqkuptim të mundshëm të mbështetjes së SHBA-së për kalimin e PD-së në këtë godinë. Ndaj ai e ka theksuar se takimi në selinë e re të PD-së nuk është bërë me qëllim, por ka ndodhur për shkak të PD-së.

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.