Opozita siriane, e pakënaqur me Obamëno

Vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për të pritur autorizimin e Kongresit para se të sulmojë Sirinë nuk ka kënaqur grupet opozitare siriane.
Zëdhënësi i Koalicionit Kombëtar Sirian, Louay Safi, tha se ky vendim tregoi “dështim lidershipi” nga ana e SHBA-së dhe se “inkurajon forcat e presidentit Assad”.
Pak pas përfundimit të fjalimit të presidentit amerikan Barak Obama, ushtria siriane nisi të godasë zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Damask.
Siria mohon akuzat e SHBA-së se ka përdorur armë kimike më 21 gusht, ku sipas amerikanëve 1429 persona u vranë nga ushtria siriane me armë kimike. Tashmë
Siria“Siria”, Palin: Le të merret Allahu me taObama: Siria një kërcënim. Duhet të sulmojmëTjetër sulm kimik në Siri
Kongresi do të mblidhet më 9 shtator, që do të thotë se asnjë veprim ushtarak nuk do të ndërmerret deri atëherë nga forcat amerikane në Siri.
“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri. Kam vendosur që ta ndërmarrin një aksion ushtarak kundër regjimit sirian dhe ta ndëshkojmë për përdorimin e një gazi që vrau mbi një mijë vetë, një atentat ky kundër dinjitetit njerëzor. Por pervecse Komandat i Forcave të Armatosura, jam edhe presidenti i demokracisë më të vjetër parlamentare. Edhe pse une mund ta jap urdhërin e sulmit pa dritën jeshile të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, kam vendosur të dëgjoj mendimin e të përzgjedhurve të popullit amerikan, e për këtë do te nisë një diskutim në Kongres”, tha Obama.
“Cili është qëllimi i sistemit ndërkombëtar të rregullave që kemi ndërtuar nëse lejojmë një sulm kimik që vret fëmijë? Një sulm që dënohet nga 98 përqind e vendeve të botës? Duke i folur Kongresit dhe gjithë botës, dua të them që ajo cfarë është bërë me armët kimike nuk duhet të hetohet, por duhet të zgjidhet. Do t’u kërkoj të gjithëve që të jenë në krahun tonë. E di që lufta është shumë e rëndë, sidomos për ne që sapo kemi mbaruar një luftë në Irak dhe Afganistan, por ne nuk do çojmë trupat tanë për të hapur një luftë tjetër, por do të jemi në krah të popullit sirian”, deklaroi presidenti amerikan.
/ Top Channel
Add new comment