“Çarmatoset” Agron Kuliçaj, dorëzon pistoletën

Postuar në 01 Shtator, 2013 15:29

Agron Kuliçaj, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, është në prag të dorëheqjes nga posti që mban prej tetë vitesh. Ish-badigardi i Sali Berishës në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë, mësohet se ka dorëzuar pistoletën e punës dhe sendet e tjera personale dhe me anë të një shkrese ka kërkuar që të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit për arsye personale, raporton “Shqip”.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat konfirmojnë se Kuliçaj, shumë shpejt mund të lërë funksionet në polici, ndërsa nuk ka asnjë informacion mbi të ardhmen e tij. Të njëjtat burime pohojnë se ende nuk është marrë një vendim për kërkesën e Kuliçajt, ndërsa vendimmarrja i takon pikërisht drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgajt.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.