Rama mbledh qeverinë në Shkodër

Postuar në 02 Shtator, 2013 16:22

(E përditësuar) Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mblodhi pasditen e sotme në Shkodër kabinetin e ri qeveritar. Vendimi për mbajtjen e takimit dy ditorë në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës. Mbledhja nisi rreth orës 17:20 dhe ka zgjatur deri në orën 21:00, e në të nuk është lejuar asnjë media.

Mësohet se në takim të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit të zgjedhur Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse.

Po ashtu, kabineti pritet ti japë “OK” edhe programit qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështjen të tjera, të cilat kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes.

Mbledhja konsiderohet simbolike, pasi de juro është e pamundur të merren vendime deri në shtator. Për herë të parë, qeveria Rama u mblodh në qytetin e Vlorës, aty ku kryesocialsti u zgjodh si deputet për herë të parë.  Qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.

 Lajmi i mëparshëm

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e dytë informale të kabinetit të tij qeverisës në qytetin e Shkodrës.

Takimi pritet të nisë rreth orës 16:00 dhe do të mbahet në hotel “Colosseu”, në qendër të qytetit të Shkodrës.

Kabineti i ri pritet të diskutojë lidhur me strategjinë dhe strukturën e secilës ministri si dhe të miratojë programin qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para.

Mbledhjen e parë informale kabineti Rama e zhvilloi në qytetin e Vlorës, aty ku kryesocialisti u zgjodh si deputet për herë të parë. Ndërkohë, kuvendi mblidhet më 9 shtator ndërsa qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.