Zyrtarët shqiptarë dyndin me dhurata diplomatët amerikanë

Të dhënat e publikuara nga Departamenti amerikan i Shtetit, tregojnë proamerikanizmin e zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët kanë qenë më të predispozuar se homologët e tyre të vendeve të Ballkanit, për t’u ofrojnë dhurata liderëve amerikanë gjatë vizitave në vendin e tyre.
Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila vizitoi rajonin në tetor të vitit 2012 është zyrtarja që ka marrë shumicën e dhuratave. Gjatë vizitës në Prishtinë, Klinton mori një shall të zi, vjollcë dhe blu si dhe rruaza me lule, prej ari dhe vëthë të kuq, xhaketë të kuqe me gjethe të zinj dhe gri. Këto dhurata, ajo i mori nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo gjithashtu i dhuroi Klintonit një stoli me filigran bronzi dhe të gjitha këto dhurata kapnin një vlerë prej 990 dollarë.
Ndërsa gjatë vizitës në Shqipëri, Klinton mori nga Presidenti, Bujar Nishani një kuti për mbajtjen e bizhuterive me filigran ari dhe një kuti të tillë broxi nga Kryeministri, Sali Berisha ndërsa Presidenca e Bosnje Hercegovinës i dhuroi asaj, një karficë dhe vëthë, raporton “Balkaninsight”.
Shqiptarët janë populli më pro amerikan ë Ballkan sipas sondazhit të “Gallup” të vitit 2012. Sipas këtij sondazhi, pro amerikanë ishte 87% e popullsisë së Kosovës dhe 80% e popullsisë së Shqipërisë, niveli më i lartë ky i vendeve Evropiane.
SHEKULLI
Add new comment