Kakavijë, sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë

Postuar në 04 Shtator, 2013 03:26

Sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 45-vjeçar nga Fieri. 

Sipas njoftimit të policisë në brendësi të makinës tip Ford me targa AA 228 ER, që drejtohej nga shtetasi Kadri Kapaj, u gjetën 1 kilogram kokainë, 300 gramë heroinë dhe 1 kilogram marijuanë.

Ende nuk dihet destinacioni i saktë i mjetit me lëndë narkotike, ndërsa po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm të 45-vjecarit.
 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.