Senati miraton sulmet në Siri

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:23

Presidenti Barack Obama tha gjatë së mërkurës se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike, të cilën ai kërkon ta aplikojë tashmë kundër Sirisë, ndërkohë që Komiteti i Senatit ka aprovuar një rezolutë, e cila autorizon një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të cilin ka planifikuar presidenti. 

Me një votim 10 pro dhe 7 kundër, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme në Senat kaloi rezolutën, e cila autorizon një kundërpërgjigje të kufizuar ushtarake, duke i dhënë Obama-s një fitore të parë në nismën e tij për të fituar edhe aprovimin e Kongresit. Dhoma e udhëhequr nga demokratët pritet ta kalojë atë, por rezultati është ende i paqartë në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga republikanët, ku diplomatët më të lartë dhe zyrtarët e ushtrisë raportuan gjatë së mërkurës 

SiriaObama: Siria, në lojë besueshmëria jonëKolegët diskutojnë për Sirinë, McCain luan poker“Shqiptarë që luftojnë krah radikalëve”

për veprimin ushtarak.

Në Suedi, në ditën e parë të vizitës 3-ditore që përfshin edhe samitin e G-20 në Rusi, Obama tha për reporterët se “vija e kuqe”, për të cilën ka folur vitin e kaluar, në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga Siria, u përcaktua nga traktatet ndërkombëtare dhe u miratua në Kongres, dhe nuk është diçka e shpikur prej tij.

Obama këmbënguli gjithashtu se ai kishte autoritetin për të urdhëruar sulmin, i cili pritet të jetë me raketa “cruise” ndaj objektivave të ushtrisë siriane, edhe nëse Kongresi refuzon kërkesën e tij për autorizim.

Amerika “e di mirë se nëse komuniteti ndërkombëtar dështon të respektojë disa norma, standarde, ligje, që kanë lidhje me qeverisjen e ndërveprimet e vendeve dhe se si trajtohen njerëzit, atëherë, me kalimin e kohës bota do të bëhet më pak e sigurt”, tha Obama. “Do të jetë më e rrezikshme, jo vetëm për ato njerëz, që janë subjekt të këtyre krimeve të tmerrshme, por për të gjithë njerëzimin”.

Ai citoi Luftën e Dytë Botërore si një shembull, duke thënë se “populli i Europës është disi familjar me atë çfarë ndodhi me komunitetin ndërkombëtar, kur ky gjen arsyetime për mosveprimin”. Në të njëjtën kohë, “si kryekomandant, gjithmonë e kam pasur të drejtën dhe përgjegjësinë për të vepruar në emër të sigurisë kombëtare të Amerikës”, shtoi Obama. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.