Berisha në FB: Ndryshova historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë

Pas mbledhjes së fundit të qeverisë, kryeministri në largim Sali Berisha ka dashur të ndahet edhe me fansat e tij në rrjetin social “Facebook”. Berisha ka bërë një përmbledhje të arritjeve të qeverisjes së tij 8-vjeçare, që sipas tij ndryshuan përgjithmonë historinë e Shqipërisë dhe ka shprehur mirënjohje për gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ai ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” disa momente nga mbledhjet e qeverisë dhe foton e fundit të kabinetit qeveritar.
“Tetë vite që ndryshuan përgjithmonë historinë, gjeografinë, gjeostrategjinë e Shqipërisë!
Mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që mbështetën këto ndryshime!
Të dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-të dhe e fundit e dy mandateve të mazhorancës së PD. Në 7255 ligje, akte normative dhe vendime të miratuara në këto mbledhje si dhe qindra e mijëra veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare u ndryshua në mënyrë përfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Fjala e parë që më vjen në mendjen time dhe që buron nga zemra është: Mirënjohje, mirënjohje e pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve, bashkëpunëtorëve të mi, punonjësve të administratës shtetërore, miqve të huaj që mbështetën me përkushtim, aftësi, pasion dhe dashuri këto arritje”,- shkruan Berisha.
SHQIP
Add new comment