Ashton përshëndet progresin e bërë për zgjedhjet

Postuar në 05 Shtator, 2013 18:43

Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i ka përshëndetur zhvillimet e kësaj jave në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e saj për informim, thuhet: “Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, e mirëpret progresin që është bërë këtë javë në Prishtinë dhe Beograd sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit, në veçanti vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe regjistrimin e partive dhe entiteteve të tërë Kosovës me lehtësimin e OSBE-së sipas marrëveshjes së prillit. Këto janë hapa para për të siguruar zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

“Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit paraqesin një moment historik për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e Lartë apelon te të gjtha partitë që ta vazhdojnë punën e madhe në përgatitjen e procesit zgjedhor dhe të vazhdojnë të tregojnë pjekuri dhe vullnet të mirë në trajtimin e shumë çështjeve që padyshim se do të ngriten ndërmjet kësaj kohe dhe zgjedhjeve”, përfundon deklarata e Baroneshës Ashton.(rel)

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.