Ruçi rizgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar. Kreu i PS? Grup pune për kohën e zgjedhjeve në parti

TIRANE- Gramoz Ruci eshte rizgjedhur kryetari i grupit parlamentar te PS-se.
Zgjedhja eshte bere me votim te fshehte nga anetaret e grupit parlamentar, mesditen e sotme.
Nderkohe qe me heret, ishte Kryesia e cila beri propozimin e itj per kryetar grupi.
Pas mbledhjes se Kryesise, qe nuk zgjati shume, zyra per shtyp e PS njoftoi se “Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Rucit për Kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vendim që do të formalizohet në mbledhjen e grupit sot në mesditë”.
Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën.
Zgjedhjet ne parti
Kryesia vendosi gjate mbledhjes se sotme ngritjen e nje grupi pune per kohen e zgjedhjeve ne parti.
“Sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim, ndaj kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti”- sqaron zyra per shtyp e PS.
Mbledhja u thirr nga kreu i PS-se, Edi Rama, kryeministri i zgjedhur i shqiptareve.
“Panorama” shkruan sot se krahas Kryesise do te mblidhet edhe grupi parlamentar. “Qëllimi i këtyre dy mbledhjeve është zgjedhja e kryetarit të Grupit Parlamentar, Kryesisë së grupit, por edhe miratimin e kryetarëve të komisioneve parlamentare që vetë Rama do të propozojë. Mësohet se Gramoz Ruçi do të jetë sërish propozim i Edi Ramës për kryetar të Grupit Parlamentar socialist dhe se ai do të marrë konsensusin e kryesisë dhe grupit”- shkruan “Panorama”.
Nuk dihet nëse do të ketë propozime për emra të tjerë gjatë mbledhjes së Grupit, por mësohet se Kryesia socialiste e ka pranuar me konsensus emrin e Ruçit për të drejtuar sërish Grupin Parlamentar.
Mbledhja e Kryesisë socialiste pritet të përcaktojë dhe dy emrat që do të zënë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Mësohet se një post i është lënë njëri
PANORAMA
Add new comment