SHBA-të ultimatum Asadit: Ke 45 ditë kohë

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme t’i japin 45 ditë kohë regjimit të Assad-it për të hequr dorë nga përdorimi i armëve kimike. Brenda këtij afati, qeveria e Assad-it duhet të firmosë një deklaratë përmes së cilës do të zotohet se nuk do të përdorë armë kimike.

Nëse deklarata nuk nënshkruhet atëherë sulmi ushtarak do të jetë i pashmangshëm. Ultimatumi është firmosur nga dy senatorët demokratë, Joe Manchin i West Virginia-s dhe Heidi Heirkamp e North Dakota-s. Ky ultimatum është miratuar nga Komisioni për Politikat e Jashtme në senatin amerikan, i cili pak ditë më parë aprovojë sulmin. Ky ultimatum, i hartuar në formë deklarate, do t’i paraqitet qeverisë së Assad-it në ditët në vazhdim. E.D.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.