Ndërhyrja në Siri, Obama e krahason me Kosovën

Postuar në 07 Shtator, 2013 16:59

Në një fjalim të përjavshëm në radio Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se ndërhyrja në Siri do të jetë e limituar pa përsëritur një Irak apo Afganistan. Obama e krahasoi këtë vendim me ndërhyrjen në luftën e Kosovës duke thënë se : “ Vendimi I SHBA-së për të ndërhyrë në konfliktin e Kosovës në vitin 1999 ishte pa mbështetje popullore por ishte padyshim vendimi I duhur”, raporton Reuters. Obama foli për popullin amerikan fill pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg ku nuk gjeti mbështetjen që kërkonte prej vendeve të tjera. Ai ka përsëritur akuzat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, për përdorimin e armëve kimike, duke thënë se në ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e Kongresit për aksion ushtarak në Siri. Më 21 gusht, në periferi të Damaskut ka ndodhur sulm me armë kimike, nga i cili kanë humbur jetën qindra persona. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë fajësuar regjimin sirian dhe janë duke shqyrtuar mundësitë për ndërhyrje.

  MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.