Ekzekutimi në Bulqizë,lirohet 33-vjeçari i dyshuar

TIRANE- Policia e Tiranës ka lënë të lirë për mungesë provash, shtetasin Gentjan Duva, i arrestuar dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmeni të kromit në Bulqizë, Qerim Marku.
Nga të dhënat e policisë, Gentian Riza Duva, 33 vjeç, është arrestuar me kërkesë të policisë së Bulqizës. Pas verifikimit duket se policia nuk ka mundur të gjejë asnjë provë që të implikonte 33-vjeçarin në vrasje.
I dyshuari Gentian Duva u arrestua të enjten e kësaj jave brenda banesës së tij në Linzë të kryeqytetit, dhe është mbajtur prej dy ditësh në Komisariatin Nr.4.
Ai është mbajtur në izolim ndërsa janë bërë të gjitha verifikimet e mundshme
PANORAMA
Add new comment