Eduard Halimi nis punën si opozitar, duke u ankuar për kostot e qeverisë së re

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:39

Eduard Halimi nis deklaratat politike si opozitar. Deputeti demokrat që ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë shkruan në Facebook për shpenzimet e Parlamentit të ri.

“SA DO TË NA KUSHTOJË PARLAMENTI DHE QEVERIA E RE?

Nesër mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ky do të jetë parlamenti më i kushtueshëm në gjithë historinë e demokracisë. U votua për 140 deputetë por do të paguhen 160 sepse kryetari i PS donte të kishte dhe 20 të tjerë plus, duke shtuar ministrat. Një deputet u kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milion lekë në muaj, 24 milion në vit (25.000 dollarë) dhe në 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS parlamenti do të kushtojë 2 milionë USD më shumë.

A JANË DAKORD QYTETARËT SHQIPTARË TË PAGUAJNË 2 MILION USD MË SHUMË RROGA, PËR PARLAMENTIN? A JANË PYETUR ATA?

Shpenzimet e kësaj qeverie nuk përfundojnë me kaq; Plot 5 ministri më shumë të cilat sigurisht ata që votuan nuk i dinin në 23 qershor. Nuk do të shpenzohen paratë e Edi Ramës por të shqiptarëve. Ai premtoi t’i pyeste për çdo vendim.
A janë dakord qytetarët shqiptarë që Rama të ketë një ministri të tërë për të komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyrës së tij?! Po që të ketë një ministër shteti, thuaj se këta 18 të tjerët nuk janë për shtetin. Tre ministra për kulturën, sportin e turizimin e të tjera çudi të sforcuara nga uria për tortë.

KY NUK ËSHTË INTERES I QYTETAREVE DHE AS USHTRIMI PUSHTETIT PREJ TYRE POR NJË HARAÇ I LARTË, I TEPËRT, I PANEVOJSHËM, QË DUHET PAGUAR PËR QEVERINË MË TË MADHE NË HISTORI DHE PARLAMENTIN MË TË SHTRENJTË, NË KOHËN KUR TË GJITHË QEVERITË E VENDEVE TË ZHVILLUARA PO I SHKURTOJNË SHPENZIMET!

KËTË DONIN SHQIPTARËT?!!!”, shkruan ai në Facebook.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.