Legjislatura e VIII, mbahet seanca e parë plenare Ngrihet Komisioni për verifikimin e mandateve

Postuar në 09 Shtator, 2013 14:58

UPDATE-  – Legjislatura e 8-të nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar. Në një seancë e cila zgjati pak minuta, u ngritën Komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve, dhe sekretaria e përkohshme e Kuvendit. Seanca u hap nga deputeti, Namik Dokle, i cili e cikësoi të rrallë këtë legjilaturë pasi nis pa bojkot të ndonjë partie parlamentare.

Ai kërkoi nga deputetët që të bashkëpunojnë dhe të mirëkuptohen, pasi pa këto, edhe qëllimet e mira bëhen të padobishme. “Ju që hyni këtu lëreni jashtë tempullit mendjemadhësinë dhe  interesin meskin.”- tha Dokle.

Seanca vijoi me leximin e emrave të 140 deputetëve, dhe më pas me ngritjen e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. 

Kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi propozoi katër anëtarë, Armando Subashin, Ermonela Felajn, Besnik Baren dhe Vexhi Muçmatën. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili propozoi deputetin Vangjel Tavo. Ndërsa për opozitën, Edi Paloka propozoi Voltana Ademin, Ndrek Bylkbashin, Arben Ristanin dhe Gerti Bogdanin.

 Seanca u drejtua nga deputeti socialist, Namik Dokle, pas refuzimit publik qe beri ish kryeministri, Sali Berisha, si deputeti me i vjeter e Kuvendit te Shqiperise.Në seancën e sotme u zgjodh edhe Sekretaria e Përkohshme e Kuvendit, me deputetët Ylli Shehu, Olta Xhaçka dhe Klajda Gjosha. Mbledhja e rradhes u thirr për nesër në orën 11:00.

  
Në seancë morën pjesë trupi diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë nga partitë politike.

Kreu i LSI-së,  Ilir Meta, pritet të zgjidhet edhe kryetar i Kuvendit për katër vitet e ardhshme. Votimi për Metën pritet të bëhet nesër për shkak se Komisioni i Verifikimit të Mandateve kërkon rreth 24 orë kohë për të hartuar raportin për 140 deputetët.

Në Rregulloren e Kuvendit thuhet se “Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota”. 

Sipas këtij dokumenti “Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit”.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.