Brazil 2014, Islandë-Shqipëri : 2-1, shuhen shpresat për kualifikim

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:43

Përfundon me rezultatin 2-1 ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014, duke shuar shpresat e kuqezinjve për kualifikim.

Pas humbjes së dytë radhazi, pas ndeshjes me Norvegjinë, Shqipëria kalon në vendin e pestë, ndërsa Islanda kalon në vendin e dytë pas Zvicres cila ka fituar ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-0 në fushën e kësaj të fundit

Kuqezinjtë arritën të shënonin golin e parë që në minutat e para të ndeshjes me Islandën, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Ka qenë Valdet Rama, i cili në një kundërsulm ndaj skuadrës së Islandës, në minutën e nëntë të ndeshjes i ka siguruar avantazhin kuqezinjve.

Por ka qenë e shpejtë përgjigjja e ishullorëve, qe kane barazuar rezultatin pak momente me vone.

Në minutën e 13-të, sulmuesi i kombëtares së Islandës, Bjarnason përfiton nga pakujdesia e mbrojtjes sonë për ta çuar topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Pjesa e dyte nis me aksion nga ana e skuadres se Islandes dhe në minutën e 47-të Kolbein Sigthorsson shfrytëzon më së miri një krosim nga e djathta e Sevarsson për të dërguar topin në rrjetë duke i siguruar edhe avantazhin skuadres se Islandes, te cilin e ka ruajtur deri ne perfundim te ndeshjes.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.