SHBA-Rusi, marrëveshje për eleminimin e armëve kimike në Siri. Obama: Hap i rëndësishëm

Postuar në 14 Shtator, 2013 15:54

Arrihet marreveshja per eleminimin e armeve kimike ne Siri.

Sekretari  amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuar dhe Rusia kanë rënë dakord mbi hapat që duhet të marrë Siria për verifikimin e eliminimit të armëve të saj kimike.

Qëllimi, sipas Kerrit është që të kompletohet shkatërrimi i armatimit kimik sirian deri nga mesi i vitit 2014.

Pas ditës së tretë të bisedimeve sot në Gjenevë mes diplomatëve të lartë amerikanë dhe ruse, Sekretari Kerry tha se të dy vendet kanë rënë dakord që Siria të paraqesë një listë gjithëpërfshirëse të këtyre armëve brënda një jave.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dha hollësi rreth këtij plani gjatë një konferencë të përbashkët shtypi sot në Gjenevë me homologun e tij, Sergei Lavrov.

“Ne kemi arritur një vlerësim të përbashkët mbi sasinë dhe llojet e armëve kimike të zotëruara nga regjimi i Assadit dhe ne jemi të angazhuar që këto armë të vihen sa më shpejt nën kontrollin e komunitetit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë të angazhuara për eliminimin e armëve kimike të Sirisë në formën më të shpejtë dhe më të sigurtë”.

Kerry tha se të dy vendet kanë rënë dakord që Siria duhet të garantojë të drejtën e menjëhershme për inspektimin e të gjitha qendrave të armëve të tilla, të cilat tha ai do të çojnë në shkatërrimin e të gjitha armëve jashtë Sirisë.
Sekretari Kerry tha gjithashtu se nëse Siria nuk e zbaton këtë plan, ata mund të kërkojnë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të autorizonte mas andëshkuese.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se marrëveshja nuk përfshin asgjë lidhur me përdorimin e mundshëm të forcës.

Marrëveshja pasoi bisedimet 3 ditore mes dy diplomatëve të lartë dhe të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, për Sirinë, rab League envoy for Syria Lakhdar Brahimi.

Franca mirepret marreveshjen 
Franca e mirëpriti marrëveshjen. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius e cilësoi atë si një “hap të rendësishëm përpara”.  Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësit kryesorë të sulmeve ushtarake kundër Sirisë për sulmin me armë kimike.

Me anë të një deklarate po sot, ministri Fabius tha se ai, Kerry dhe homologu i tij britanik William Hague do të diskutojnë hollësitë e planit gjatë bisedimeve në Paris të hënën.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e mirëpriti planin, duke thenë se shpresonte që ai të hapte rrugën për  një zgjidhje politike të krizës në Siri.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.