Kabineti i ri qeveritar betohet sot pasdite në Presidencë

Pas votimit në Parlament, kabineti i ri “Rama” do të betohet përpara Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Burime për “Ora News” bëjnë me dije se ceremonia e betimit në Presidencë e qeverisë së re do të zhvillohet në orën 18:00.
Që të gjithë ministrat e rinj, do të firmosin para presidentit aktin e betimit, ku ata premtojnë qeverisjen e vendit në interes të tij dhe popullit shqiptar.
Pas betimit, kabineti qeveritar do t`i drejtohet në këmbë kryeministrisë ndërsa rreth orës 20:00 do të mbahet edhe mbledhja e parë zyrtare e qeverisë së re e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Kabineti i ri qeveritar
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Tema
Add new comment