Lirohet Fatos Skeja, gardisti i njohur për shoqërinë me Shkëlzen Berishën

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:29

Policia ka liruar shtetasin Fatos Skeja, i njohur në qarqet e medias si “gardisti i familjes Berisha” për shkak të shoqërimit me Shkëlzen Berishën. Lajmi sapo është konfirmuar nga burime të policisë.

Pas ndalimit ai është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Burime nga grupi hetimor flasin për një denoncim për gjobëvënie. Bëhet fjalë për një gjobë në shumën 100 mijë eurove, e mbetur në tentativë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Skeja u bë i njohur për mediat dhe publikun dy vjet më parë, kur familjarë të Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 janarit, e akuzuan se u kishte ofruar një shumë parash në këmbim të pranimit të Berishës në shtëpi për kafe ngushëllimi, dhe në këmbm të informacionit rreth personit që qëlloi mbi djalin e tyre.

Denoncimi i këtij fakti në media nga vëllai i Hekuran Dedës, Sabit Deda, u pasua nga një konflikt gjyqësor që vetë Skeja hapi ndaj familjes Deda.

Çështja përfundoi me dënimin me gjobë për shpifje ndaj Sabit Dedës.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.