Tahiri mbledh krerët e policisë: Jeni në provë, rendi në gjendje alarmante

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:08

Tiranë Saimir Tahiri, i sapoemëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm, e cilësoi situatën e rendit si tepër alarmante, madje emergjencë kombëtare. Në ditën e parë të punës, Tahiri thirri në një takim urgjent drejtuesit e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Në fjalën para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm paralajmëroi se kushdo që nuk realizon detyrën nuk do të ketë vend në Policinë e Shtetit. “Nga sot, unë i pari, Drejtori i Përgjithshëm e të gjithë ju, jemi në provë”, – ishte fjalia përmbyllëse e fjalës së Tahirit, e cila pason një sërë kritikash për policinë, që sipas Tahirit, deri dje ishte në hutim kolektiv. Por ky takim nuk ishte për të nxjerrë përgjegjësit për situatën e krijuar me rendin dhe sigurinë në vend, pasi siç u shpreh Tahiri, nuk është koha e duhur. “Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Unë besoj që përgjegjësia duhet të kërkohet fillimisht te vullneti politik, por besoj që përgjegjësia është dhe brenda kësaj salle. Brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Sot është koha për të ngritur në këmbë Policinë e Shtetit e për të rivendosur sigurinë për jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve, shoqërisë dhe sipërmarrjes. Tranzicioni i pushteteve mbaroi. Bashkë me të, konsideroj që ka mbaruar dhe hutimi kolektiv për të bërë punën”, – tha Tahiri.

 

http://mapo.al/wp-content/themes/advanced-newspaper2/images/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Ministri i Brendshëm e ka cilësuar emergjencë kombëtare situatën e rendit në vend dhe cilëson përgjegjës drejtuesit e Policisë së Shtetit. “Unë besoj që përgjegjësia duhet të kërkohet fillimisht te vullneti politik, por besoj që përgjegjësia është dhe brenda kësaj salle”

 

Ai siguroi punonjësit e policisë se do të kenë mbështetjen maksimale të qeverisë dhe kryeministrit Rama në punën e përditshme, duke paralajmëruar se askush prej tyre nuk do të kthehet mbrapsht me telefon. “Po e deklaroj këtu për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, askush prej punonjësve të Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës, nuk do kthehet mbrapsht me telefon apo do pengohet të bëjë detyrën. Këtë e kam konsideruar dhe e konsideroj tradhti ndaj punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit”, – tha Tahiri. Por sipas tij, të gjithë punonjësit e policisë, pa përjashtim duhet të japin maksimumin për t’iu ofruar qytetarëve siguri. “Qytetarët presin të mos ndihen të dobët e të pasigurt, sepse gangsterët dhe të paprekshmit u bëjnë karshillëk. Nuk ekzistojnë më të fortët, gangsterët, që i bëjnë karshillëk edhe policisë, sepse kanë lidhje me pushtetarët. Nuk ekzistojnë më të fortët dhe të paprekshmit. Nuk ka më të privilegjuar që rrinë sipër ligjit, apo shkelin ligjin dhe nuk mbajnë përgjegjësi para ligjit. Unë pres që sot, që Policia e Shtetit të mos njohë më asnjë të tillë. Pa përjashtim asnjë. Respekti për ligjin nuk blihet me para, me konjukturë, me kërcënim, me pushtet, me politikë, me njohje, me miq, me kushëri e krushqi”, – tha Tahiri. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm u ndal edhe në sjelljen e punonjësve të policisë, duke paralajmëruar se askush nuk mund të sillet në mënyrë arrogante me qytetarët. “Skenat ku oficeri i policisë bën arrogantin me qytetarin e ndershëm dhe mbyll sytë për ata që bëjnë arrogantin apo shkelin ligjin, duhet të marrin fund menjëherë. Pres të rishikoni urgjentisht strukturën e marrjes së njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët, siç pres të mos ndodhë më që qytetarët të paraqiten në polici apo të marrin në telefon policinë për të bërë denoncim, dhe të kthehen mbrapsht pa rezultat, sepse me demek, ka punë më të mëdha. Punë më të mëdha se t’u shërbejmë qytetarëve, unë nuk di të ketë, ndaj merrni masa të menjëhershme që sot. Merakun e statistikave po e çliroj unë që sot”, – tha Tahiri. Ai kërkoi nga drejtuesit e policisë në vend të intensifikojnë punën në parandalimin e krimeve, veçanërisht në vlerësimin e të gjitha konflikteve të mundshme, pavarësisht rëndësisë së tyre. “Është e pafalshme të ndodhin krime të paralajmëruara, ose që policia duhet t’i kishte parashikuar. Dhe është kriminale të ndodhin krime që denoncohen nga qytetarët, por që ekzekutohen pse nuk vlerësohen apo akoma më keq, nuk lëviz njeri gishtin”, – tha ministri i Brendshëm. Ai kërkoi më tepër angazhim në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, si dhe evidentimin e armëve pa leje, si shkak për vrasjet dhe plagosjet që ndodhin thuajse përditë në vend.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.