Naço takon kryeprokurorin Llalla: Ndryshime ligjore për hetimin e rasteve të korrupsionit

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Nasip Naco ka zhvilluar sot nje takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.
“Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i luftës kundër korrupsionit, ndryshimet në legjislacion dhe përmirësimi i punës së institucioneve të drejtësisë në vend”- njofton ministria.
Sipas deklarates per media, Kryeprokurori Llalla dhe Ministri Naço ndanë mendime për sa i përket nevojës për ndryshime ligjore , konkretisht në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, ndryshimet e nevojshme në Kodin e Proçedurës Penale dhe në Kodin Penal, për të cilat Kryeprokurori dha mbështetjen e tij të plotë.
“Një bashkëpunim i frytshëm ndërinstitucional do të sillte edhe më shpejt rezultate në fushën e drejtësisë. Ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të mundësuar hetimin e rasteve të korrupsionit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, theksoi ministri.
PANORAMA
Add new comment