“Kleçka”, Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat dhe shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij në rastin e njohur si ”Kleçka”, njofton gazetarja e Gazetes Express. Avokati i Limajt, Tom Gashi, tha se Gjykata nuk arriti të gjejë as edhe një fakt të vetëm që dëshmon për fajësinë e klientit të tij.
Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij ishin shpallur të pafajshëm edhe një vit më parë, por prokurori apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Pas shpalljes së vendimit, jashtë Kinemasë ABC1, ku edhe u mbajt gjykimi për rastin “Kleçka”, janë mbledhur shumë njerëz dhe po festojnë për lirimin e drejtuesve të njohur të luftës së UÇK-së.
Fatmir Limaj, Arbën Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabait Shala, Shaban Shala dhe Besim Shuraj akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile dhe të të burgosurve të luftës. Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”. Dëshmitarët e mbrojtur të prokurorisë si dhe dëshmitarë të tjerë kanë mohuar pikat e aktakuzës së prokurorit ndërkombëtar, Maruzio Salustro.
SHQIP
Add new comment