Kundërpërgjigjet këshilltari i Nikoliçit: Nuk merrni dot territor nga Serbia

Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ka deklaruar se tani ka ardhur koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë.
Marko Djuriç thotë se, komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet nga deklarata të tilla. Ai thekson se, Moisiu nuk është i vetëm që shpreh këtë dëshirë pasi edhe shuam të tjerë ëndërrojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan duke i marrë territor Serbisë.
“E gjitha që mund t’u them atyre është se, nuk mund të copëtojnë vendin tonë. Jo atje dhe në asnjë vend të territorit”, u tha gazetarëve Djuriç.
Mediet serbe raportojnë se Moisiu po këshillon politikanë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup të bashkohen për të zgjidhur problemin e shqiptarëve në Ballkan pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe çështjeve të debatueshme.
Radio Televizioni i Serbisë citon deklaratën e Moisiut në një intervistë dhënë televizionit maqedonas “Alsat-M”.
SHEKULLI
Add new comment