MPJ mirëpret raportin e OKB: Damasku duhet të mbajë përgjegjësi

TIRANE- Shqipëria edhe njëherë ka konfirmuar angazhimin e saj në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar për çështjen e Sirisë.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MPJ shprehet se regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, lidhur me përdorimin e armëve kimike në Siri, gjë që u konfirmuar edhe nga Raporti i Misionit të OKB-së.
“Republika e Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar, përfshi këtu plotësimin nga ana e Sirisë të kërkesave që vijnë nga marrëveshja ShBA-Rusi, apo të miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar eliminimin e programeve të armëve kimike, nisma të cilat do të mundësojnë mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
PANORAMA
Add new comment