Nishani: Pakti i vetëm i KLD-së, respektimi i ligjit

Postuar në 18 Shtator, 2013 03:50

Nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, po zhvillon punimet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku po merr pjesë edhe ministri i ri i Drejtësisë Nasip Naço. 

Në fjalën e tij, Presidenti, theksoi se KLD nuk do të bëjë asnjë transfertë të gjyqtarëve pa vlerësim profesional, duke theksuar se ky institucion është një organ i pavarur, i cili ka vetëm një pakt, respektimin e ligjit.

"I përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale, KLD bën transparencë të plotë në bashkëpunim edhe me ekspertizën ndërkombëtare. Duke vepruar si një organ i pavarur dhe profesional ka arritur të adoptojë praktikat më të mira që në mënëyrë të drejtëpërdrejtë rrisin respektin e gjyqtarëve dhe besimin ndaj publikut", tha Nishani.

Po ashtu Nishani thekoi se një nga prioritetet e këtij institucioni do të jetë rritja e garancisë së gjytarëve nga ndërhyrjet dhe presionet.
 

 

 

 Top Channel

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.