Gjykata shpall të pafajshëm gjyqtarin Neritan Tabaku

Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku, i vendosur nën akuzë për moszbardhje në kohë të akuzës ndaj Ilir Xhakjas, i cili gjatë kohës që ishte i lirë vrau kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahirajt.
Tabaku akuzohej për shpërdorim detyre, pasi nuk kishte zbardhur në kohë vendimin për Ilir Xhakjen, edhe në atë kohë person me precedentë penalë, tashmë i dënuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut.
Prokuroria kishte kërkuar tre vite burg për gjyqtarin Tabaku, megjithatë vendimi i fundit i gjykatës i jep pafajësinë.
Kreu u trupit gjykues, Bujar Krasniqi argumentoi vendimin me faktin se vepra penale për të cilën akuzohet Tabaku nuk vërtetohet, ndërkohë që ka theksuar se moszbardhja e një vendimi gjyqësor nuk përbën vepër penale, por shkelje procedurale.
Top Channel
Add new comment