Meta, Aşan: Turqia, një vend vëllazëror

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:33

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë Hasan S. Aşan.

Gjate takimit, Kryetari i Kuvendit . Meta i shprehu Ambasadorit Aşan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë.

‘Turqia është një vend vëllazëror për Shqipërinë, dhe ne do të punojmë për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve’- tha Meta.

Ambasadori Asan i percolli Metes mesazhin e urimit të Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë z. Cemil Çiçek me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin për intensifikimin konkret të marrëdhënieve nder-parlamentare mes Shqipërisë dhe Turqisë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.