Kryeministri: Audit financave, por edhe kompanive

Postuar në 20 Shtator, 2013 03:42

Plani për verifikimin e bilanceve të 1000 shoqërive VIP nga ndërkombëtarët

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Bashkë me auditimin, Kryeministri Rama vuri në përparësi pagesën e detyrimeve ndaj kompanive

Me kalimin e ditëve nga marrja e pushtetit, po kristalizohet edhe plani për auditin ndërkombëtar të financave të vendit nga shoqëritë prestigjioze. Tashmë, për Kryeministrin Edi Rama nuk do të jenë vetëm asetet publike që do të verifikohen, por edhe vetë kompanitë e mëdha, të cilat zënë një peshë të madhe në vjeljen e të ardhurave në buxhet.

Në seminarin e nivelit të lartë “Forcimi i lidhjeve në Europën Juglindore” të organizuar nga Banka e Shqipërisë, Kryeministri Rama tha se ky auditim do t’i shërbejë njohjes reale me situatën ekonomike në vend dhe raporteve të shtetit me paranë publike e private.

Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin e qeverisë së re për të nisur menjëherë auditimin e administrimit të parasë dhe shpenzimeve të kryera deri më tani, proces ky që do të kryhet nga një prej katër kompanive të mëdha ndërkombëtare të auditimit.

“Kemi marrë një angazhim dhe do të jemi besnikë të këtij angazhimi, për të filluar menjëherë auditimin e sistemit tonë të administrimit të parasë dhe njëkohësisht të shpenzimeve në të gjitha drejtimet. Një auditim që të bëhet nga një prej katër kompanive të mëdha të auditimit dhe që ne shpresojmë të na sjellë më në fund pasqyrën reale të ekonomisë sonë dhe të raporteve të shtetit me paranë publike dhe me atë private”, tha Rama.

Një tjetër angazhim i qeverisë së re është të çlirojë tatimpaguesit e mëdhenj nga kontrolli tatimor dhe realizimin e vetëkontrollit të tyre përmes këtij auditi.

“Ne duam ta çlirojmë sipërmarrjen e madhe, të paktën 1000 tatimpaguesit më të mëdhenj nga kontrolli tatimor. Ne nuk duam ta kontrollojmë më sipërmarrjen e madhe, ne duam që sipërmarrja e madhe të vetëkontrollohet përmes auditit nga katër kompanitë e mëdha”, tha Rama.

Për Kryeministrin Rama gjendemi në një situatë, ku ekonomia është e ndarë në ekonomi për të cilën shteti interesohet, ajo e buxhetit dhe ekonomi e sektorit privat, ndaj së cilës shteti mban përgjegjësi, për shkak të borxhit të madh që duhet t’i kthejë e që shkon në mbi 400 milionë dollarë.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë me këtë ngërç të krijuar nga borxhi ndaj sektorit privat. Është një borxh që ka futur gjithë ekonominë në ngërç dhe paralizuar fuqinë ndikuese të bankave mbi ekonominë, për shkak të ndërthurjes së të gjithë këtij zinxhiri borxhi. Po përgatitemi ta shlyejmë një orë e më parë”, u shpreh Rama.

Pikërisht, për shkak të këtij borxhi, kompanitë janë futur në vështirësi likuidimi në raport me bankat për kreditë e marra, duke shkaktuar një rritje të huas me probleme deri në 1.3 miliardë dollarë.

Qeveria e re nuk do të ketë në fokus vetëm auditin e financave, por edhe një ristrukturim të INSTAT-it, në kontekstin e një lidhjeje të re bashkëpunimi me një institut statistikash europian, për ta bërë institucionin tonë më të besueshëm, sikurse ka deklaruar kohë më parë Kryeministri.

 

 

Guvernatori

 

Fullani: Isha proaktiv

Duke mbajtur në dorë librin “Derrkuci Çufo din të kursejë”, botim i Bankës së Shqipërisë, në kuadër të fushatës informuese, guvernatori Ardian Fullani, i pranishëm në konferencën e zhvilluar dje, u shpreh se, “Banka e Shqipërisë është përpjekur të jetë proaktive dhe t’u paraprijë problemeve, duke përshtatur veten dhe rolin e politikave te saj në përputhje me zhvillimet globale dhe situatën në tregun e brendshëm”.

 

 

SHQIP

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.