Nishani “punëson” bashkëpunëtorët e Berishës

Postuar në 20 Shtator, 2013 09:04

Në kabinetin e presidentit Bujar Nishani janë punësuar dy prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjergj Lezhjadhe Ylli Asllani. Zhvendosja e tyre drejt Presidencës vjen disa ditë pas largimit të Berishës nga kryeministria si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Nishani, një president i ardhur nga radhët e PD-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, tashmë do të duhet të bashkëpunojë me qeverinë e re socialiste. Lajmin e kalimit të dy njerëzve të afërt të Berishës në krah të Nishanit e bën të ditur Gazeta Shqiptare. “Dy prej bashkëpunëtoreve më të hershëm të ish-Kryeministrit Sali Berisha bëhen pjesë e stafit të Presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit firmosi dje për emërimin e Gjergj Lezhjes dhe Ylli Asllanit si këshilltarët e tij më të rinj. Ish-sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, z.Gjergj Lezhja është emëruar këshilltar për sigurinë e kreut të shtetit. Edhe ish-këshilltari për Pushtetin Vendor në Kryeministri, Ylli Asllani është emëruar si këshilltar i z.Nishani po për çështjet lokale”, shkruan kjo gazetë.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.