Kodheli në familjen e Dëshmorit, Feti Vogli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar sot në mesditë një vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli, i cili më datë 20 shkurt 2012 ra në krye të detyrës gjatë kryrjes së misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli i shprehu edhe njëherë ngushëllimet familjes, nërsa premtoi mbështetje në të ardhmen, si një detyrim i shtetit, por veçanërisht i Ministrisë së Mbrojtje, në respekt dhe në kujtim të veprës së tij heroike.
Nga ana e familjes, vëllai i dëshmorit, Florenc Vogli, falenderoi ministren Kodheli për vizitën që bëri në familjen e tyre brenda një kohe të shkurtër nga marrja e detyrës si ministre e Mbrojtjes, për vlerësimin që ajo i bëri figurës dhe aktit heroik të Feti Voglit, si dhe për mbështetjen që ajo shprehu në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për familjen.
PANORAMA
Add new comment