Topalli i rikthehet rolit të ish-të përndjekurës

Jozefina Topalli, në opozitë i është kthyer ‘rolit të ish-të përndjekurës’ së flaktë. Ish-Kryetarja e Kuvendit, ka bërë një lidhje mes dhumit të varreve në Mallakastër dhe Konferencës së Pezës në Tiranë.
Topalli thotë se, kjo ka lidhje me shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës përballë qeveritarëve (me këtë ka parasysh Ilir Metën) gjatë ceremonisë përkujtimore të Konferencës së Pezës.
Reagimi i Topallit:
Barbarët!
Me rastin e Konferencës së Pezës dhe rishfaqjen përballë qeveritarëve të portreteve të Enver Hoxhës.
Jo një, jo dy, por 11 varreza të të pushkatuarve nga regjimi komunist janë dhunuar para 2 ditësh në varrezat e qytetit të Mallakastrës!
Por dhe vetëm një varr të dhunohej, një shoqëri e civilizuar reagon, sepse ky është Vandalizëm!
Dhunimi me seleksionim i 11 varreve të 11 të pushkatuarve nga regjimi komunist është edhe më makabër!
Armiq i shpallën për së gjalli dhe i pushkatuan për pikëpamjet e tyre politike! Armiq i duken dhe sot edhe për së vdekuri dhe ne akt makabër, dhunojnë varrezat e tyre! O Zot sa URREJTJE ka edhe sot!
As pushtuesit nuk sillen kështu! Dhunuesit duhet të gjenden e të vihen para ligjit dhe opinionit publik! Le të bashkohemi me thirrjen e familjarëve të tyre e të kërkojmë dënimin e barbareve!
SHEKULLI
Add new comment