Shkresat sekrete: Prokuroria greke kërkon ambasadorin shqiptar Neritan Ceka (dy nga faksimilet)

DITA ka botuar në numrin e sotëm disa shkresa me siglën “Sekret” dhe “Tepër Urgjente” që zbulojnë një hetim penal për Ambasadorin e Shqipërisë në Romë Neritan Ceka.
Shkresat janë letërkëmbime në trekëndëshin Prokurori-Gjykatë-Ministri e Jashtme dhe një prej tyre i drejtohet drejtpërdrejt ambasadorit Ceka, ku ai paralajmërohet se do shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet pas 4 ditësh në Gjykatën e Kallamatës në Greqi.
Një nga shkresat që po publikojmë shkruan qartë që zoti Ceka është tashmë nën statusin e të pandehurit nga prokuroria greke. Pritet nje reagim publik nga z.Ceka apo institucionet pergjegjese.
Dita
Add new comment