Zgjedhjet në Gjeramni, “Exit-Poll”: Merkel fiton një mandat të ri

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se do të drejtojë vendin në një mandat të tretë historik. Të paktën këto janë rezultatet e “exit-poll” të para të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtur të dielën.
Me kutitë e votimit që u hapën në orën 8:00 dhe u mbyllën në 16:00, të dhënat e para kanë treguar se Kristian Demokratët e Merkelit (CDU) kanë fituar rreth 42% të votës në shkallë kombëtare. Megjithatë, partneri aktual në qeverisje, Partia Demokratët e Lirë mund të mos kenë kaluar pragun zgjedhor të 5%.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë CDU mund të jetë e detyruar të formojë një koalicion me bazë të gjerë qeverisje, me rivalët social-demokratë të kundërshtuarit kryesor për kancelar, Peer Steinbruck, që kanë fituar midis 25-27% të votave. Rezultatet zyrtare të votimeve pritet të shpallen gjatë mbrëmjes.
SHQIP
Add new comment