Stafi i Berishës: Fotot e Ramës, spekulim i pastër, të bëjë transparencën

Rama: Rikonstruksioni me kontribut vullnetar, zero lek nga buxheti i shtetit
Herion Mesi
Një javë pas rotacionit në Kryeministri, stafet e dy kryeministrave, atij të ish-kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit të ri kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të vijuar përplasjet mes tyre. Pasditen e së premtes, Kryeministri Rama publikoi 26 fotografi të godinës prej ku do të qeverisë katër vitet në vijim, foto këto me të cilat i ftoi të gjithë që të shihnin “anën e errët” të Kryeministrisë që u administrua nga Berisha gjatë tetë viteve të tij në qeverisje.
Gjergj Lezhja
I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit të ish-kryeministrit Berisha, të cilët thanë dje se me këto foto Kryeministri i ri Rama synon t’i japë publikut imazhin më negativ të godinës kryeministrore. “Janë fiksuar kryesisht korridore apo ambiente që nuk i kanë shërbyer ditës zyrtare të punës. Për të treguar se ai ka ardhur me një standard tjetër, në album janë futur edhe dy foto të sallës që arredoi për mbledhjet e qeverisë”, u shpreh dje në një prononcim për mediat ish-sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja. Duke vijuar më tej në reagimin e tij, ai vuri në dukje se fotografitë e publikuara nga Rama janë të tanishmet dhe nuk kanë lidhje me ditët e qeverisë Berisha. “Po të shohim me kujdes fotot (e Ramës) e para, janë sallat të cilat janë shkatërruar nga vetë ata për t’i bërë mirë. Por ti servirësh ato si ambiente që janë gjetur ashtu, ky pastaj përbën një problem të madh serioz, me një gënjeshtër të madhe që u serviret njerëzve dhe popullit. Disa foto të tjera kanë të bëjnë me ambiente që s’kanë lidhje, janë ambiente krejt aneks të Kryeministrisë, që s’kanë të bëjnë as me ambientet e punës, as me zyrat e punës”, u shpreh Lezhja, duke shtuar se nuk është koha për të ngritur pallate ëndrrash. “Ajo godinë është një godinë e mirëmbajtur në mënyrë të shkëlqyer, me pak para. Së pari, shpenzimet duhet të bëhen në mënyrë korrekte dhe në emër të ligjit, kontratat duhet të bëhen gjithçka në emër të ligjit, prokurimet korrekte. Kushdo mund të bëjë ndryshime, por unë mendoj se ka ikur koha për të bërë shpenzime maksimale, për të bërë zyra të ëndrrave, salla të ëndrrave apo pallate të ëndrrave”, u shpreh dje Gjergj Lezhja.
Erla Mëhilli
Me vetëm 5 fotografi më pak, Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, dëshmoi dje në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” një tjetër imazh për godinën kryeministrore. Sipas saj, Rama po dëshmon se nuk e ka harruar zakonin e tij për t’u marrë vetëm me fasadat dhe se po krijon një justifikim për shpenzimet e tepërta për rikonstruksionin e ambienteve brenda Kryeministrisë. Me albumin e saj me 21 foto, Mëhilli sjell ambientet që kanë pritur zyrtarët më të lartë të botës, mes tyre edhe Xhorxh Bush e Hilari Klinton. “Janë ambiente që qytetarët i kanë parë vetë më 28 nëntor, por që duheshin rrënuar që dikush të mbushte xhepat pa filluar mirë punën”, akuzon zëdhënësja e Berishës. Përmes disa pyetjesh, i bën thirrje Kryeministrit Rama të bëjë transparencën e fondeve, të financimit të punimeve dhe me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera. Sipas saj, “gjithçka është jashtë çdo procedure ligjore”, ndaj me një shprehje popullore e mbyll reagimin e saj në rrjetin social duke thënë: “Mjerë shtëpia kush ka hyrë brenda”, shkruan zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli.
Pyetjet për Ramën
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
“Si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo?” – ishin pyetjet e Mëhillit drejtuar Kryeministrit Rama.
Reagimi i Ramës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të ish-stafit të Berishës, të cilët kërkuan koston e rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë. “Punimet sot para Kryeministrisë mbi planin origjinal italian po bëhen me kontribut vullnetar dhe zero lek është shpenzuar nga buxheti i shtetit”, u përgjigj Rama akuzave të zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli.
SHQIP
Add new comment