Beqja: Objektet jospitalore, jashtë QSUT-së

Postuar në 24 Shtator, 2013 04:52

Nis aksioni i Ministrisë së Shëndetësisë për të hequr të gjithë objektet jospitalore nga ambientet e QSUT-së. 

Duke folur për mediat, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja theksoi se Ministria do të nisë zbatimin e planit të masave për rikthimin e QSUT-së pacientëve dhe bluzave të bardha.

“Ne po fillojmë të zbatojmë planin e masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUT-së në funksion të shëndetit dhe lejimit të bluzave të bardha të ushtrojnë detyrën e tyre. Ka shumë aktivitete jospitalore në QSUT që duhet të largohen. Ka një matersplan i ndërtuar me ekspertizë të vlefshme ndërkombëtare dhe ne do ta zbatojmë atë. Duam mirëkuptimin e atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto ambiente. Ky është një territor pa kontroll ku përdoret si rrugë për të kaluar në anën tjetër, si parking për banorët e zonës. Ne do ta rikthejmë QSUT-në të sëmurëve dhe bluzave të bardha” tha Beqaj.

Gjithashtu ministri Beqaj u zotua se do t`i jepet zgjidhje edhe mungesës së medikamendeve pavarësisht gjendjes financiare të vështirë në të cilën ndodhet QSUT-ja.
/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.