Mediu e shikon si demagogji anulimin e importit të mbetjeve

Ish- Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, thotë në një intervistë për ABC News se vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të plehrave është një demagogji.
Mediu thotë se qeveria goditi një ligj të standardeve evropiane.
“Qeveria mund të thoshte që unë e ndaloj importin e plehrave për të krijuar kushte për trajtimin deri në eliminimin përfundimtar të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri,” thotë Mediu, duke shtuar se kjo vendimmarrje është kundër strategjisë së Bashkimit Europian, që thekson se Europa nuk duhet të ketë landfille deri në vitin 2020.
Mediu tha se mbetjet e riciklueshme vlerësohen si një burim i fuqishëm ekonomik.
“Nuk mund të ecim me politikat e vjetra të groposjes, siç parashikohet në programin e qeverisë. Ne duhet të arrijmë që 60-70% të mbetjeve t’i riciklojmë si një burim i rëndësishëm ekonomik”.
Goditja e industrisë ricikluese, sipas Mediut, lë shteg për evazion fiskal dhe kontrabandë.
“Është më mirë një proces ligjor i kontrolluar se sa një proces i ndaluar që krijon informalitet”.
Dita
Add new comment