Fjalët shokuese të Julia Roberts për vdekjen e së motrës.
E çuditshme, e pazakontë. Kështu e kanë cilësuar mediat amrtikane aktoren Julia Roberts, lidhur me fjalët e mbajtura në funeralin e gjysmë motrës së saj Nancy Motes, e cila vrau veten në muajin shkurt pas vitesh të tëra në depresion.
Motes u varros në 4 maj në Georgia, vendin e saj të lindjes. 37 vjeçarja gjeti vdekjen si pasojë e një mbidoze ilaçesh.
Julia dhe Nancy nuk kanë pasur asnjëherë raport të mirë, madje e ndjera thoshte se e motra e kritikonte për formën e saj fizike, duke e kritikuar se e kishte lënë veten pas dore.
Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se në fjalimin e mbajtur në funeralin e së motrës Julia ka shokuar vërtetë.
“E admiroj gjestin e sime motre. Nancy pati kurajon ti jepte fund dhimbjes që ndjente. Janë të paktë njerëzit që mund ta bëjnë”, mësohet të jetë shprehur Roberts. Fjalët e aktores u cilësuan vërtetë shokuese duke u përhapur në të gjithë shtypin. Kujtojmë se Nancy Motes, ishte motra nga nëna e aktores së famshme hollivudiane.
Add new comment