Mediat ruse: Takim Lavrov-Rama në Nju Jork. Biznesi rus i interesuar për investime në Shqipëri

Postuar në 27 Shtator, 2013 03:03

“Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri”. Deklarata eshte bere nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

“Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur për qasjen e kabinetit të tij për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Rama dhe Lavrov, po ashtu, diskutuan edhe për situatën në Ballkan.  

Të dy palët u pajtuan për të mbajtur konsultime të rregullta në nivel të ministrive të jashtme të të dy vendeve, që do të fokusoheshin në çështjet evropiane.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.