Rama-Nuland: Mbështetje për promovimin e demokracisë

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku u diskutua mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuland, e shoqëruar në takim dhe nga Filip Reeker Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, uroi Ramën për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe suksese në detyrën e re.
Rama nga ana e tij, e falenderoi Nuland për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë, si dhe e njohu atë me ecurinë e deritanishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë, Kryeministri shqiptar e siguroi zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë do t'i ofrojë SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe promovimin e demokracisë në botë.
SHEKULLI
Add new comment