Më në fund Greqia reagon, arrestohet kreu i partisë “Agimi i të Artë”

Postuar në 28 Shtator, 2013 05:01

Arrestohet kryetari i partisë neonaziaste “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos si dhe deputeti neoazist Ilias Kasidiaris, me akuzën e krijimit të organizatës kriminale, pjesë e një goditjeje të paprecedent mbi një parti politike.

Arrestimi është kryer sot në mëngjes me urdhrin e prokurorit të Gjykatës Supreme, i cili ka lëshuar plot 36 urdhërarreste nga të cilat janë zbatuar 14. Ndër të arrestuarit janë deputetë dhe anëtarë të Agimit të Artë.Në Greqi po kryhet një operacion i gjerë për arrestimin e krerëve të lartë të Agimit të Artë dhe personave të tjerë të implikuar në krime, që po pasqyrohet gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja.

Mësohet se është arrestuar dhe Jorgos Patelis, kreu i organizatës lokale të Agimit të Artë në Nisë, ndërsa është vetëdorëzuar deputeti neonazist, Ilia Panajotaras.

Sipas informacioneve Mihaloliakos dhe Kasidiaris (që është zëdhënësi i partisë) nuk kanë bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe janë dërguar në drejtorinë e policisë së Atikës.

Qeveria është informuar mbrëmë për aksionin e sotëm, ndërkohë që sipas Kushtetutës të arrestuarit kanë të drejtë ta mbajnë imunitetin derisa drejtësia t’i nxjerrë fajtorë për akuzën që mbajnë. Vepra penale, për të cilën po hetohen dhe akuzohen, mbështetet në nenin 187 të Kodit Penal, i cili lejon arrestimin e deputetëve, pa e hequr imunitetin e tyre. Qeveria greke nisi një goditje, duke përfshirë bastisjet në mjediset e Agimit të Artë dhe pezullime të krerëve të policisë. Policia madje arrestoi një nga kolegët e saj, i cili thuhet se ishte shumë i afërt me partinë neonaziste.

Hetimi për aktivitetet e Agimit të Artë, e cila fitoi rreth 7% të votave në zgjedhjet e 2012 filloi menjëherë pas vatsjes së këngëtarit antifashizt Pavlos Fissas, por në muajt e fundit, Agimi i Artë ka qenë i akuzuar edhe për kryerjen e sulmeve mbi emigrantët dhe kundërshtarëve politikë, duke përfshirë edhe sulmin ndaj anëtarëve të Partisë Komuniste në fillim të këtij muaji, ku mbetën të plagosur 9 persona.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.