Shkatërrohet banda e shqiptarëve, akuzohet për vjedhje dhe trafik

Postuar në 29 Shtator, 2013 08:27

ITALI-Një grup shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për një sërë veprash penale. Mediat italiane bëjnë të ditur se banda e kryesuar nga shqiptarët akuzohet për vjedhje banesash, vjedhje pikturash dhe trafik droge. Operacioni i zhvilluar nga policia Alessandrias ka vënë në pranga dhe në pranga janë vënë 5 shqiptarë ndërsa, 6 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe mësohet se ndodhen në Shqipëri.

Në paranga kanë rënë shtetasit: Santiliano Resulaj, 23 vjeç, Dashnor Resulaj, 25 vjeç, Nikolin Prenga, 25 vjeç, Idriz Hoxhaj, 30 vjeç dhe Seljo Gjikaj, 23 vjeç.

“Policia bën të ditur se hetimet kishin nisur kohë më parë pas denoncimit të bërë për vjedhjen e një banese. Mësohet se banda në këtë shtëpi ishin vjedhur 13 piktura të viteve 1800”, shkruan La Stampa. Përveç 10 shqiptarëve janë edhe 16 persona të tjerë të cilët janë duke u hetuar në gjendje të lirë. Banda kryente vjedhje nëpër banesa të ndryshme. Mes vjedhjeve të kryera, policia deri më tani ka dokumentuar dhjetë prej tyre.

Sendet e vjedhura mësohet se shiteshin jashtë Italisë dhe mes tyre janë edhe pikturat viteve 1800. Pasuria e mbledhur nga shitja e tyre i kalon të 1 milion eurove.

Paratë e fituar mësohet se investoheshin për të blerë lëndë narkotike në Shqipëri me qëllim shitjen e saj në Alessandria. Policia ka sekuestruar rreth 80 kilogramë lëndë narkotike.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.