Ardit Çela, emërohet kreu i Postës Shqiptare

TIRANE- Ardit Çela emerohet administratori i pergjitheshem i Postes Shqiptare.
Lajmin e ben me dije Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes permes nje deklarate per mediat, ne te cilen theksohet se zgjedhja eshte bere nga Këshilli Mbikqyrës i Postës Shqiptare.
“Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg’- njofton ministria, duke shtuar se Çela, është Diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni.
Sipas saj, rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare.
Panorama
Add new comment