Ryshfet nga drejtuesi i mjetit për mosndëshkim të kundravajtjes, pranga policit

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:27

Foto ilustruese
TIRANE- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë nje punonjes policie, akuzuar per marrje ryshfeti nga nje drejtues automjeti, ne kembim te mosndëshkimit të kundravajtësit sipas ligjit.
Sipas MB, ne pranga eshte vene Gentian Kërtoçi, 24 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, me gradën N/inspektor.
“Arrestimi i tij, u krye sepse dje rreth orës 18:00, në rrugën “Dritan Hoxha“, në kryqëzimin e Laprakës, duke qënë në shërbim Patrullë e Përgjithshme dyshohet se i ka marrë një sasi parash një shtetasi, në këmbim të mosndëshkimit të kundravajtësit sipas ligjit”- thuhet ne njoftimin e ministrise.
Sipas tij, arrestimi është kryer dje në mbrëmje pas përfundimit të hetimeve lidhur me denoncimin publik të bërë nga media për veprimin e kundraligjshëm të këtij punonjësi policie.
Në të njëjtën kohë si masë administrative është vendosur pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë Gentian Kërtoçit. Materialet në ngarkim të tij i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.